Ministri Lluka takon minatorët e kombinatit “Trepça”, këkon nga ta t'i kthehen punës së nuk ka rritje të pagave

Ndërpritet greva minatorëve të Trepçës, Ministria e Zhvillimit Ekonomik zotohet të përmbush kërkesat e tyre

Ministria e Zhvillimit Ekonomik përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ministri, Valdrin Lluka ka arritur një marrëveshje me minatorët e Minierës së Stantërgut, me të cilën ndërpritet greva e tyre, e nisur dje, ndërsa brenda 10 ditësh kërkesat e minatorëve do të trajtohen nga institucionet kompetente për të siguruar një zgjidhje të pranueshme.

Sipas komunikatës, Lluka me bashkëpunëtorë sot ka qëndruar në Trepçë ku është takuar Sindikalistët e Minatorëve, menaxhmentin e Trepçës dhe minatorët, nga të cilët është njohur me kërkesat e tyre dhe mundësinë e realizimit të tyre brenda një afati sa më të shkurtër.

Kreu i MZHE-së është zotuar se sipas përgjegjësive, së bashku me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Inspektoratin e Punës, do të shqyrtohen të gjitha kërkesat e minatorëve dhe brenda 10 ditësh do të gjendet zgjidhja për sistematizimin e punëtorëve, derisa kërkesat tjera do të përmbushen brenda këtij viti. Ndryshe, dje minatorët e Trepçës, respektivisht Minierës së Stantërgut kanë hyrë në grevë me kërkesa; përmirësimi i cilësisë së ushqimit, zbatimi i kontratës kolektive, sistematizimi i punëtorëve sipas kërkesave

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …