Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot atasheun ushtarak të Gjermanisë, të akredituar në vendin tonë, nënkolonel Martin Herrmann, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe në fushën e sigurisë ndërmjet dy shteteve. Të dy bashkëbiseduesit u fokusuan tek aktivitetet konkrete të bashkëpunimit, sidomos te mbështetja që Forcat e Armatosura të Gjermanisë kanë ofruar në vazhdimësi për Forcën e Sigurisë së Kosovës, veçanërisht në fushën e shkollimit, trajnimit dhe këshillimeve e gjithashtu edhe për donacionet që qeveria gjermane ka dhënë për nevojat e FSK-së. Ministri Berisha dhe atasheu Herrmann shprehen qëndrimin për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, nëpërmes aktiviteteve të shumta, për të kontribuar në forcimin e paqes dhe stabilitetit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …