Elife Luzha

ELIFE LUZHA: TRI POEZI

ARKIVA

 

 

Disa kujtime të mbledhura

 

I koleksionova në arkivë

 

Fjalët

 

Si kallinj i shkërmoqa në pergamen

 

Një grusht paqetësie shpirti

 

Për historinë

 

Se aty duhet të jenë

 

Ani se tani kanë ngecur diku

 

Në moskuptim

 

Këto rrëfejza jete

 

Gdhendur i kam me timen frymë

 

Unë bijë dardane me origjinë

 

E gjakut të fismë ilir

 

 

 

RA VJESHTA

 

 

Ra dhe Vjeshta me mëngjese të brymëta

 

Gjethet si nga brushë e Van Gogut ngjyruar

 

Bien mbi myshkun vjeshtor

 

E drunjtë në fillikatni kredhur janë

 

Pa flutura e zogj që s’di ku u fshehën

 

*

 

Ah nën vallëzimin  e stinëve vitet vargohen

 

Lumi i jetës kthesave të mistershme shterron

 

Befas suferina dimëron në shpirtin e lodhur

 

Me gëzimin e dhimbjes si aht

 

 

 

DHIMBJE

 

 

Mos më kërko

 

Sall për një ditë të vetme

 

Të lutem  m’u largo       

 

Me lojën tënde therrmëse

 

Mos më trazo

 

Se dua ta thaj lotin nga një  sërë vuajtjesh

 

E frymën e shpirtit

 

Si prej ahtesh

 

Latentisht ta çliroj

 

Nga ty

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …