Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka udhëtuar për në Hungari, ku të premten do të merr pjesë në Konferencën e tetë të kryetarëve të Parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor e cila do të mbahet në Budapest. Gjatë kësaj konference, kreu i Kuvendit të Kosovës do të flas për integrimet evropiane dhe sigurinë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas një komunikate të Kuvendit, gjatë qëndrimit në Budapest, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të pritet në takim bilateral edhe nga kryetari i Parlamentit të Hungarisë, Laszlo Kover. Në Konferencën e tetë të kryeparlamentarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë krerët e Kuvendeve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Bosnia, Serbia, ndërsa nikoqir i kësaj konference është kreu i Asamblesë Kombëtare të Hungarisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …