Kryetari Thaçi

Për gjykaten Speciale kam zgjedhur rrugën e bashkëpunimit me Amerikën, NATO-n e BE-në, thotë Hashim Thaçi

Gjykata Speciale është një padrejtësi historike  që i është bërë Kosovës, por është një e keqe e domosdoshme, ka thënë kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi për një TV të vendit. Kjo e keqe, sipas tij është pranuar “për të ruajtur partneritetin me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n”. “Atë proces e kam udhëhequr si kryeministër i Kosovës në atë kohë dhe ka pasur një transparencë të plotë, Kemi pasur mundësinë ta themelojmë ne vet, apo të shkojë në këshillin e sigurimit ku është edhe Rusia, dhe në mes të këtyre të dy këqijave në këtë rrethanë të kësaj padrejtësie historike kam zgjedhur rrugën e bashkëpunimit me SHBA-të dhe NATO-n, por edhe me Bashkimin Europian, ka saktësuar Thaçi duke marrë përsipër angazhimin e tij për themelimin e Gjykatës kundër UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …