leoni

Pajtohen Familjet Maloku dhe Gacaferi në Junik

Me ndërmjetësimin e Kryetari të Komunës së Junikut Agron Kuçi, janë pajtuar familja e Mentor Malokut dhe Dinë Gacaferi të cilët kishin disa mosmarrëveshje.

Kryetari Kuçi falënderoj familjen e Mentor Malokut dhe familjen e Dinë Gacaferit të cilët kanë shprehur dëshirën që me ndërmjetësimin e Kryetarit të Komunës së Junikut dhe në ambientin e Komunës së Junikut të harrojnë mosmarrëveshjet e kaluar dhe të shtrin dorën e pajtimit njëri tjetrit.

Ky akt vlerësohet lartë duke vazhduar kështu traditën shekullore Junikase të pajtimit dhe harmonisë fisnore, qytetare edhe kombëtare.

Kryetari Kuçi falënderoj këto dy familje atdhetare duke apeluar që edhe sistemi i drejtësisë të merre në konsideratë këtë akt madhor të pajtimit të këtyre dy familjeve me vullnetin e tyre.

Gjithashtu falënderohen edhe Dinë Malokun dhe Muhamet Gacaferin të cilët ndihmuan në asistimin dhe pajtimin e këtyre dy familjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …