Ministri Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj: Nevojitet bashkëpunimi strategjik me EUROPOL-in

Ministri Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj: Nevojitet bashkëpunimi strategjik me EUROPOL-in

Ministri Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, po merr pjesë në Forumin Ministror Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, i cili po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Qëllimi i kësaj konference është që të diskutohen arritjet, si dhe sfidat me të cilat Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor ballafaqohen në fushat e kontrabandimit me migrant, procesit të monitorimit të lëvizjes së lirë në zonën Schengen, sfidave nga terrorizmi dhe radikalizmi, trafikimi me armë dhe krimit trans-nacional.

Ministri Sefaj theksoi progresin që Kosova ka bërë në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit. Sipas një komunikate të MPB-së, Sefaj theksoi se ky fenomen në rritje është dëshmi e nevojës për rritjen e bashkëpunimit në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe ato të Bashkimit Evropian, për të luftuar krimin e organizuar që lidhet me kontrabandimin me migrant në veçanti. Sefaj nënvizoi nevojën e anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim strategjik me EUROPOL-in, me ç’rast do ta lehtësonte dhe fuqizonte edhe më tej bashkëpunimin ndërkombëtar për t’i luftuar me sukses sfidat e krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …