Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit e Serbisë kërkon urgjentisht heqjen e taksës për importin e miellit të vendosur nga autoritetët e Kosovës

Ministria e Tregtisë së Serbisë kërkon heqjen e taksës për importin e miellit të vendosur nga autoritetët e Kosovës

Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit e Serbisë i ka dërguar protestë institucioneve të Kosovës, pasi që Kosova ka vënë taksën prej 40 euro për një ton miell të importuar nga Serbia. Ministri i Tregtisë së Serbisë, Rasim Lajiq, tha sot se Serbia kërkon heqjen e masës mbrojtëse,  me të cilën e cila vendoset taksa ndaj miellit të importuar. “Kjo është barrierë klasike doganore me të cilën pengohet ose dhe madje ndalohet importimi i miellit nga Serbia”, ka thënë Lajiq për agjencinë e lajmeve Beta.

Ai tha se taksa prej 40 euro është aq sa që importimin e miellit nga Serbia e bën të pa kompensuar. “Nëse kjo masë nuk tërhiqet, do të kërkojmë takim urgjent të Komitetit të përbashkët të CEFTA-s në mënyrë që kjo çështje të vihet në rendin e ditës e njëkohësisht do t’iu drejtohemi edhe trupave përkatës të Komisionit Evropian”, ka thënë Lajiq.

Sipas tij, masa mbrojtëse është vendosur “nën presionin e lobit të mullixhinjve të Kosovës”.Kosova ka vendosur tarifën për miellin e importuar nga Serbia prej 0,04 centë. Vendimi është marrë pas ankesës së kompanisë “M &  Sillos” dhe Shoqatës së Mullixhinjve të Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …