Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marr pjesë në Konferencën e tetë të kryetarëve të Parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, e cila zhvilloi punimet në Budapest të Hungarisë. Tema kryesore të Konferencës së tetë ndërkombëtare ishin integrimet evropiane dhe siguria në vendet e Ballkanit Perëndimor. Gjatë sesionit të parë, kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se integrimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor do ta rrisë edhe më shumë paqen dhe do të jetë faktor për integrimin e gjithë qytetarëve pa dallim në familjen evropiane. Kryeparlamentari Veseli tha se Kosova është duke punuar për përmbushjen e gjitha kritereve dhe standardeve të nevojshme për të përshpejtuar rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …