Në Konferencën e Tetë të kryetarëve të Parlamenteve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, e cila po i zhvillon zhvilloi punimet në Budapest të Hungarisë, po marrin pjesë tre kryekuvendarë shqiptarë. Është hera e parë që në një konferencë të vendeve të kryekuvedarëve të Ballkanit Perëndimor po marrin pjesë tre kryekuvendarë shqiptarë, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Telat Xhaferi. Prania e tre kryekuvendarëve shqiptarë në një konferencë të tillë, gjithsesi se nuk është vetëm një sensacion, por është edhe një tregues se shqiptarët më në fund po i tregojnë Evropës dhe botës se janë e do të jenë zotër në vendet e tyre, pavarësisht se kjo prani shqetëson disa nga kryekuvedarët e pranishëm në këtë konferencë.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …