MINISTRI LEKAJ, PRITI KRYETARIN E AKB, AGIM SHAHININ

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti kryetarin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahinin.

Shahini e uroi Ministrin për pozitën e re, por tha se një urim zyrtar do ta bëjë së bashku me një delegacion biznesesh të vendit.

Ministri Lekaj ndër të tjera e njoftoi mysafirin e tij me problemet dhe prioritetet që ka Ministria e Infrastrukturës për të ardhmen, duke i dhënë theks të veçantë problemit të transportit të mallrave, që qarkullojnë nëpër Serbi, çështje kjo për të cilën tha se me dialog politik shpresojmë që edhe këto probleme do të zgjidhen me shtetin fqinj. Agim Shahini kërkoi nga ministri Lekaj që t’i jepet një shtytje funksionalizimit më të mirë të hekurudhave, sepse janë në gjendje shumë të rëndë, kurse sikur infrastruktura rrugore, edhe ato ndikojnë në zhvillimin më të hovshëm të bizneseve në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …