Sot në orën 12.00, në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, në Prishtinë, përurohet libri, “101 vjet gjenocid serb, pas luftërave” , i autorit, Naim Bujupi. Autori i kësaj monografie është ish-i burgosur politik, veprimtar i shquar i Lëvizjes sonë Kombëtare, pjesëmarrës në radhët e para të luftës së UÇK-së. Gjatë luftës, Naim Bujupi ka kryer detyrën e Shefit për Marrëdhënie Civile ushtarake, me pozitën ndihmës komandant i Brigadës 121 “Ismet Jashari Kumanova”. Libri trajton krimet dhe masakrat, që kanë kryer regjimet serbe e sllave kundër shqiptarëve në Kosovë e më gjerë.
Kontrolloni gjithashtu
Doli nga shtypi vëllimi 19-të i monografisë “Feniksët e lirisë”
Në vazhdim të realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare …