Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, i udhëhequr nga Rektori Bajram Kosumi, ka organizuar diplomimin e studentëve të këtij Universiteti. Fillimisht, studentët e diplomuar të veshur me uniformën solemne, të prirur nga Dekanët e tyre, ai i Fakultetit të Edukimit, Ekonomik, Juridik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, kanë parakaluar në sallë në prani të mysafirëve që ishin të shumtë, për të vazhduar në tribunën kryesore. Pastaj, po ashtu solemnisht kanë filluar ti zënë vendet e tyre edhe Rektori, Prorektorët dhe Sekretari i Përgjithshëm. Më pas nënë përcjelljen e Korit, është bërë intonimi i himnit të Kosovës, kombëtar dhe ai i Universitetit. Rreth punës, sukseseve, të arriturave dhe sfidat që e kanë përcjellë ose që i ka edhe sot Universiteti “Kadri Zeka”, ka folur Rektori Bajram Kosumi. Ai ka falënderuar studentët, stafin akademik e administrative dhe të gjithë të pranishmit për punën dhe angazhimin e treguar në fusha të ndryshme në të mirën e Universitetit në përgjithësi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …