Me rastin vizitës aë autoriteteve të NATO-s në selinë e KFOR-it, në Prishtinë kryeministri, Ramush Haradinaj nuk ka pranuar të marrë pjesë në një takim, pasi nuk ka pranuar kushtet e vendosura nga ambasadori spanjoll në delegacionin e NATO-s, që Ramush Haradinaj të mos prezantohej si kryeministër. Diplomati spanjoll, po ashtu, kishte kërkuar që zyrtarët e FSK-së të mos lejoheshin të uniformuar në takim. Në kohën kur Spanja po përballet me pavarësinë e Katalonjës, ambasadori spanjoll në NATO është përpjekur ta injorojë pavarësinë e Kosovës në bazën e KFOR-it, në Prishtinë. Pavarësisht vendimit injorues të Spanjës, Qeveria dhe institucionet e vendit nuk e kanë mbështetur shpalljen e pavarësisë së Katalunjës, duke nënvizuar se rasti i Katalunjës nuk ka të bëjë me rastin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …