Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha: Deri në fund të vitit 2018 Kosova do të aplikojë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha: Deri në fund të vitit 2018 Kosova do të aplikojë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se deri në fund të vitit 2018 Kosova do të aplikojë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian, në mënyrë që të marrë statusin e kandidatit deri në vitin 2020. Sipas saj, edhe pse kjo duket ambicioze me një vullnet dhe konsensus nacional mund ta kthejnë Kosovën në një vend potencial për integrim në BE. “Plani i qeverisë përkatësisht objektivat e integrimit evropian janë dhe e kemi bërë shumë të qartë në këtë plan të qeverisë sa i përket integrimeve evropiane është që ne të kandidojmë për statusin e kandidatit deri në fund të vitit 2018 dhe ta marrim statusin e vendit kandidat deri në 2020, sidoqoftë edhe pse kjo është ambicioze unë mendoj se në qoftë se kemi të gjithë vullnet politik, përkushtim të ministrive, të institucioneve, popullatën tonë, vendin tonë të vogël mund ta kthejmë në potencial”, ka thënë ministrja Hoxha në një intervistë për “Ekonomia Online”. Ajo ka thënë se për të ndodhur kjo Kosova duhet të arrijë progres në procesin e ERA-s dhe implementim të MSA-së.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …