Edi Rama

Edi Rama: Pavarësisht situatës politike, do të vazhdojë puna për përmbushjen e planit elektoral

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar  se pavarësisht situatës politike, do të vazhdojë puna për përmbushjen e planit elektoral. Ai thotë se kemi shumë punë për të bërë në drejtim të investimeve dhe të luftës me krimin sa s’ka kohë për t’u marrë me grindje dhe fjalë politike”. Rama i quan marrëzi dhe kthim pas në çadër lëvizjet politike të opozitës duke shtuar se ka lutur liderët e partive përkatëse por ka marrë pas vetëm mallkime. “Qetësia e zgjedhjeve që zgjati deri në rimbledhjen e parlamentit, ia la kohën rrugës së konfliktit për pushtet të çadrës. Sot dua t’ju siguroj se pavarësisht zhurmës dhe pengesave të këtyre ditëve, nuk e kam harruar punën për të cilën jemi zgjedhur. Komisioni Europian vlerësoi rritjen më të shpejtë ekonomike në rajon, për uljen e borxhit publik. Këto janë lajme të mira që më motivojmë, por që nuk na mjaftojnë. Ka kaq shumë për të bërë në çdo sektor” , tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …