Zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota intervistohet sot nga prokurorët në Hagë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Sokol Bashota i bindur, se më 19 nëntor do ta fitojë mandatin e katërt qeverisës

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, është shprehur i bindur se më 19 nëntor do ta fitojë mandatin e katërt qeverisës. Ai ka thënë se fitoren e bazon në qeverisjen e vet të mirë gjatë dhjetë vjetëve.

 Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Bashota ka treguar se nuk do të ketë koalicione me partitë e tjera për raundin e dytë të zgjedhjeve pasi, sipas tij, koalicionet e tilla nuk kanë funksionuar në të kaluarën. Ai ka bërë me dije se si kandidat për kryetar komune ka kontratë vetëm me qytetarët. Bashota ka premtuar se në mandatin e vet të katërt qeverisës qytetarët e Klinës do të kenë më shumë zhvillim ekonomik, mirëqenie më të madhe, shërbime shëndetësore më të avancuara, arsim cilësor, si dhe infrastrukturë më të mirë rrugore.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …