Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi: Rezultatet përfundimtare do t'i shpallim në mes javë

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi: Rezultatet përfundimtare do t’i shpallim në mes javë

Numërimi i votave me kusht ka filluar dje pasdite dhe po vazhdon edhe sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ndërkohë, KQZ pritet t’i shpall rezultatet përfundimtare për kryetar komune në mes javë. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i ka thënë KosovaPress-it, se të dielën pasdite në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar numërimi i votave me kusht.

Sipas tij, deri më tani janë numëruar votat me kusht nga disa komuna dhe ky proces është duke vazhduar në QNR. “Pas numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, KQZ-ja do t’i shpall rezultatet përfundimtare për kryetar komune. Po besojmë se në mes-javë do të arrijmë t’i shpallim këto rezultate”, tha Elezi. Ai shtoi se pas shpalljes së këtyre rezultateve përfundimtare, subjektet politike dhe kandidatët mund të bëjnë ankesat e tyre në institucionet përkatëse lidhur me rezultatet e shpallura. “Ne duhet të presim vendimmarrjen e PZAP-it dhe Gjykatës Supreme për të  proceduar më tej drejt certifikimit të Rezultateve për kryetar komune”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …