Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur eurodeputeten Ulrike Lunaçek në takimin e saj të fundit si raportuese për Kosovën

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur eurodeputeten Ulrike Lunaçek në takimin e saj të fundit si raportuese për Kosovën

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur eurodeputeten Ulrike Lunaçek në takimin e saj të fundit si raportuese për Kosovën. Thaçi e ka falënderuar eurodeputeten Lunaçek për përkushtimin e sinqertë për Kosovën. “Keni qenë zë i Kosovës në Bruksel dhe i Brukselit në Kosovë. Një zë i sinqertë dhe konstruktiv”, ka thënë kryetari.

Ndërsa, eurodeputetja Ulrike Lunaçek theksoi se e ka përcjellë Kosovën që nga shpallja e pavarësisë.”MSA dhe agjenda e reformave evropiane janë udhërrëfyes për perspektivën evropiane të Kosovës”, ka thënë Lunaçek.

Thaçi u shpreh se Kosova ka shënuar hapa të mëdhenj drejt konsolidimit të shtetit, duke përfshirë së fundmi edhe organizimin e mirë të zgjedhjeve dhe integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në veriun e Kosovës. Ai ka thënë se zhvillimi ekonomik dhe social mbesin prioritete të Kosovës

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …