Ministria e Punëve të Jashtme: Nuk kemi asnjë dokument zyrtar për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Surinami

Ministria e Punëve të Jashtme: Nuk kemi asnjë dokument zyrtar për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Surinami

Ministria e Punëve të Jashtme, ka bërë të ditur se deri më tash nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtarë në lidhje me raportimet se kinse Republika e Surinamit ka tërhequr njohjen ndaj Republikës së Kosovës. “Në këto rrethana, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i referohet vetëm frymës së mirë të marrëdhënieve miqësore në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Surinamit dhe Notës Verbale të njohjes zyrtare nga ky shtet, të datës 8 Korrik 2016, nëpërmjet së cilës Qeveria e Surinamit e kishte njohur Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran”, thuhet në njoftimin për media të MPJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …