leoni

Themelimi i tregut të përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri është me interes jetik për të dyja vendet

Themelimi i tregut të përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri është me interes jetik për të dyja vendet

Themelimi i tregut të përbashkët energjetik Kosovë-Shqipëri është me interes jetik për të dyja vendet, posaçërisht për shkak të nivelit të lartë të komplementaritetit që kanë të dyja sistemet. Kështu kanë thënë sot gjatë një takimi ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, dhe ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim është biseduar për bashkëpunimin e dy vendeve në sektorët që janë përgjegjësi e MZHE-së, me theks të veçantë në energjetikë, përkatësisht themelimin e tregut të përbashkët energjetik, për çka janë duke i përgatitur dokumentet e nevojshme, të cilat pritet të finalizohen në takimin e përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Me qëllim të funksionalizimit të tij është i domosdoshëm aktivizimi i linjës së interkoneksionit Kosovë-Shqipëri, e cila po bllokohet nga Serbia. Për këtë çështje, ministri Lluka kërkoi angazhim dhe lobim më të madh nga Shqipëria që ky problem të tejkalohet sa më shpejt.

Ndërsa, ambasadori Minxhozi ka rikonfirmuar mbështetjen e Tiranës drejt zhvillimit ekonomik, projektet energjetike ato të fushës së minierave duke qenë se te dyja vendet kanë kapacitete gjeneruese në sektorin energjetik dhe atë minerar. Ndryshe, ministri Lluka dhe ambasadori Minxhozi, janë pajtuar që së bashku me Qeverinë shqiptare të shtyjnë para agjendën e projekteve të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …