Kryeministri Haradinaj ka uruar veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryeministri Haradinaj: Raporti i Bankës Botërore lajm i mirë për Kosovën

Banka Botërore ka publikuar raportin e “Të berit biznes 2018”, ku këtë vit Kosova është në mesin e 10 ekonomive të mbarë botës që ka pasur përmirësimin më të madh në reformat e të bërit biznes. Po ashtu, Kosova radhitet në pozitën e 40-të nga 190 vende sa i përket lehtësisë së të bërit biznes, krahasuar me vendin e 60-të ku ka qenë vitin e kaluar. Kosova radhitet e 10-ta në krijimin e një biznesi, e 12-ta në marrjen e kredisë, e 48-ta në tregtinë ndërkufitare, e 122 në trajtimin e lejeve të ndërtimit, e 89-ta në mbrojtjen e investitorëve nga pakicat, e 106-ta në furnizimin me energji elektrike, e 49-ta në zbatimin e kontratave, e 45-ta në pagesën e tatimeve, e 34-ta në regjistrimin e pronës, dhe e 49-ta në zgjidhjen e rasteve të paaftësisë së pagesës.

Me këtë rast, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se ky është  lajm i mirë për Kosovën duke thënë se vendi ka shënuar progres në të bërit biznes. “Pra është ngrit në listë në bazë të Bankës Botërore. Kjo punë është në radhë të parë e Taks Forcës në MTI,  por kemi marrë edhe përkrahjen nga Banka Botërore dhe nga USAID”, tha Haradinaj.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanit tha se MTI është koordinator i reformave dhe se raporti i publikuar sot është lajm i mirë për Kosovën. “Presim që vitin tjetër të kemi rangim edhe më te mirë. Si MTI jemi bartës të Task Forcës, por së bashku me kryeministrin do të bëjmë koordinim të plotë që sa më shumë të punojmë në të bërit biznes”, tha Hasani.

Drejtor i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, tha se Kosova ka kaluar nga vendi i 60-të  në pozitën e 40-të, duke shtuar do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me MTI-në edhe më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …