Ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, u takua me shefen e zyrës greke në Prishtinë, Konstantina Athanassiadou

Prokuroria Speciale e Kosovës: Nuk ka prova të mjaftueshme për krime lufte nga ministri, Nenad Rikallo

Prokuroria Speciale e Kosovës, njofton se në bazë të raportimeve të medieve lidhur me pohimin e disa qytetarëve nga lagja “Dardania” në Prishtinë, për keqtrajtimet nga ministri i bujqësisë, Nenad Rikalo gjatë luftës në Kosovë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave të nevojshme. Në bazë të rezultatit të hetimit preliminar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka vlerësuar se nuk ka prova të mjaftueshme për ekzistimin e veprës penale për krime lufte. Në rast paraqitjes eventuale të provave të reja prokuroria mund të hapë një hetim të ri. Disa banorë të Prishtinës kishin rrëfyer për mediet vendore për torturat që ua ka bërë ministri Nenad Rikalo. Ai përmes një reagimi kishte mohuar informacionet se ai ka qenë i përfshirë gjatë luftës në dhunën ndaj shqiptarëve, duke i quajtur të pasakta dhe qëllimkëqija dhe të cilat sipas tij kanë për qëllim diskreditimin e tij, të Listës Serbe, si dhe Qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …