Partia FJALA

Partia FJALA: Fryrja e listave të veteranëve të UÇK-së është turpi me i madh që i është bërë luftës heroike të UÇK-së

Fryrja e listave të veteranëve të UÇK-së është turpi me i madh që i është bërë luftës heroike të UÇK-së. Statutin e veteranit e kanë fituar persona të cilët duke ikur nga lufta në drejtim të vendeve evropiane janë gërvishtur diku.Në këto lista kemi persona të cilët kanë bashkëpunuar me regjimin e atëhershëm, persona që kanë lidhje të afërme dhe militantë të partive politike në pushtet, po ashtu persona që kanë djegur, plaçkitur dhe që kanë bërë abuzime nga me të ndryshmet, dhe këta frikacakë dhe kriminel po tentojnë të barazohen me heronjët legjendar si Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Agim Ramadani dhe shumë heronj të  tjerë. Për këto lëshime, komisioni përkatës duhet të jap në radhë të pare përgjegjësi morale dhe pastaj përgjegjësi para drejtësisë, sepse këta persona kanë zbehur luftën heroike të UÇK-së. Ne kërkojmë përshpejtim të procedurës hetimore, të zbardhet e vërteta sepse kjo i duhet në rradhë të pare kombit, historisë dhe brezave që do vijnë pas nesh, pra kërkojmë ndëshkim të menjëhershëm të atyre që po tentojnë ta shtrembërojnë të vërteten duke rritur numrin e veteranëve dhe ndëshkim të atyre që kanë aplikuar rrejshëm.

Ndërsa arsyet pse kërkojmë përshpejtim të procedurës hetimore janë :

1) Në rradhë të parë, nga fryrja e listave të veteranëve po dëmtohen veteranët e vërtetë ;

2) Fryrja e listave të veteranëve po e dëmton buxhetin e Republikës së Kosovës, fondeve të parapara për sigurime shëndetësore u janë hequr miliona euro për të mbuluar listat e fryra të veteranëve, kurse ne e dijmë gjendjen e mjerueshme të spitalëve tona.

3) Sepse numri i rritur i listave është duke njollosur imazhin e luftës heroike të UÇK-së dhe imazhin e vet Kosovës dhe popullit të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …