Kryetari Hashim Thaçi, i zhgënjyer me dështimin e organeve të Shtetit në rastin e gjashtë "gylenistëve"

Thaçi: Nëse duam liberalizimin e vizave, duhet të ratifikohet demarkacioni me Malin e Zi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka inkurajuar Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës që pa vonesa ta ratifikojnë Marrëveshjen për demarkacion e kufirit me Malin e Zi, sipas versionit të nënshkruar në vitin 2015. “Unë qëndroj fuqishëm pas atij nënshkrimi (të marrëveshjes) dhe vlerësoj se ka qenë i drejtë. Ka opinione të ndryshme, por faktet nuk ndryshojnë. Kemi vlerësimet e Komisionit shtetëror të Kosovës, ekspertëve ndërkombëtarë, vlerësimeve të NATO-s, SHBA-së, Bashkimit Evropian dhe nuk e dimë se me kë tjetër të konsultohemi”, ka deklaruar Thaçi, duke i ftuar Qeverinë dhe Kuvendin të procedojnë tutje me ratifikim pa vonesa.

“Kushdo që kërkon ekspertizë akademike, duke tejkaluar ekspertizat e NATO-s, Uashingtonit e Brukselit, besoj se këto janë të dëmshme. Nëse duam liberalizimin e vizave, duhet të ratifikohet Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi e nënshkruar në gusht të vitit 2015”, ka theksuar ai gjatë një debati në Prishtinë të organizuar në lidhje me transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura. Komentet e Thaçit vijnë në kohën kur Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Ramush Haradinaj, po provojnë që ta rishikojnë Marrëveshjen e demarkacionit të vitit 2015, duke e cilësuar atë të dëmshme për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …