Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë një lëvizje të papritur sot kur ka emëruar 12 prefektë e rinj, të cilët janë zgjedhur nga radhët e ish-ushtarakëve. “Prefektët e rinj janë përzgjedhur nga radhët e ushtarakëve të lartë që nuk janë pjesë aktive e Forcave të Armatosura”, tha Rama, duke dhënë edhe emrat:
Prefekt i Kukësit, Zenel Kuçana, kolonel në rezervë
Prefekt i Dibrës, Nuredin Shehu, kolonel në rezervë
Prefekt i Shkodrës, Cesk Millja, kolonel në rezervë
Prefekt i Lezhës, Gjergj Prendi, kolonel në rezervë
Prefekt i Durrësit, Roland Nasto, kapiten i rangut të parë në rezervë
Prefekt i Elbasanit, Maksim Malaj, gjeneral major në rezervë
Prefekt i Fierit, Bakim Bala, kolonel në rezervë, drejtori i modernizimit në Ministrinë e Mbrojtjes
Prefekt i Beratit, Railla Dafa kapiten i rangut të parë
Prefekt i Korçës, Dhori Spirollari, gjeneral brigade në rezervë
Prefekt i Vlorës, Flamur Mama, me arsim ushtarak e civil në nivelin universitar
Prefekt i Gjirokastrës, Astrit Aliaj, kapiten i rangut të parë të forcave detare në rezervë
Prefekt i Tiranës, Suzana Jahollari, e para kolonele në historinë e FA
“Jemi në një fazë të re të procesit të qeverisjes. Pas një sërë reformash, administrativja shënoi një kapitull të ri dhe shtet-bërja. Jemi një çeljen e një faze të re, që lipset edhe një institucion i Prefektit i ridemensionuar tërësisht si përfaqësues i Kryeministrit dhe qeverisë në çdo qark. Padyshim ky institucion mbeti në hije, ndërkohë dinamika e re si edhe pritshmëritë e larta që njerëzit kanë kërkojnë një qasje dhe profil të ri të figurës së Prefektit.
Kemi ndërtuar një proces për rreth 40 ditë në mënyrë aktive por edhe skrupuloze kemi vlerësuar një numër kandidaturash nga radhët e ushtarakëve të lartë që nuk janë më pjesë e FA, por që janë mbartës të një eksperiencë të çmuar që nuk kemi luksin të mos e përdorim.
Na ka interesuar profili, pasi kemi bërë një analizë dhe kemi kaluar në filtër kandidaturat duke vlerësuar 12 Prefektët e rinj për përgjegjësinë për shërbim publik për formimin e tyre të lartë profesional“, tha tha Rama gjatë prezantimit të prefektëve.