Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major, Giovanni Fungo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major, Giovanni Fungo

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral-major, Giovanni Fungo, të cilin e ka falënderuar për punën që ka bërë në drejtimin e KFOR-it.

“Në takimin lamtumirës me Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Giovanni Fungo, e falënderova për punën dhe lidershipin e tij në drejtimin e misionit të KFOR-it gjatë kësaj periudhe dhe për ndihmën e dhënë për të ruajtur sigurinë në vend. KFOR-i ka dhënë në kontinuitet kontribut të madh në sigurimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët dhe vazhdon të jetë faktor stabiliteti për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …