Sot gjatë ditës, në Gjykatën Themelore “Shkupi 1” pritet të shpallet vendimi për 37 shqiptarët e akuzuar për lufimet e 9 e 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, ku mbetën të vdekur 8 policë të forcave të sigurisë të shtetit të Maqedonisë, nëntë luftëtarë shqiptarë, ndërkohë që ishin arrestuar 37 të tjerë. Të akuzuarit vazhdimisht kanë kërkuar që gjatë gjykimit të dëshmojnë Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska, Ali Ahmeti, Nikolla Gruevski dhe Artan Grubi, por Gjykata i ka refuzuar kërkesat. Procesi gjyqësor filloi më 9 shkurt të vitit të kaluar. Ministria e Brendshme e Maqedonisë njoftoi mbylljen e rrugëve në dy drejtime, nga burgu kur ruhen nën siguri të lartë, 37 shqiptarët e akuzuar për gjoja terrorizëm e deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …