Kryeministri Haradinaj: Do ta parandalojmë përhapjen e terrorizimit

Kryeministri Haradinaj: Do ta parandalojmë përhapjen e terrorizimit

Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar tryezën me temën “Luftimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm”. Në këtë tryezë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nga pikëpamja e Qeverisë është me rëndësi përmbyllja e kornizës së sigurisë. “Fuqizimi i mekanizmave të sigurisë bëhet edhe me buxhet e njëkohësisht duke forcuar bashkëpunimin”, ka thënë Haradinaj. Ai ka deklaruar se nuk guxojnë t’i mbyllim sytë para përhapjes se terrorizimit. “Është prioritet i Qeverisë dhe është i rëndësishëm sepse ka të bëjë me rreziqet. Duhet të jemi të vendosur që të ndalojmë çdo përhapje që dërgon në terrorizëm. Kosovës i nevojitet një plan serioz për trajtimin e atyre që kanë qenë të përfshirë në këto aktivitete në mënyrë që Kosova të jetë e sigurt”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …