Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, Kosovë-Bashkimi Evropian, me arsyetimin se ky komision nuk është konstituuar ende dhe kryetari i tij është caktuar nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pa konsultim me grupet parlamentare.
Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, ka theksuar se nuk mund të marrin pjesë në një komision që drejtohet nga një kryetar i cili është vet zgjidhur. Po ashtu, ajo ka thënë se dy kërkesat e Vetëvendosjes nuk janë pranuar, pasi sipas saj po mundohen të ulin zërin e opozitës në këtë komision duke paralajmëruar se nuk do të shkojnë në Strasburg.vNdërsa, Xhavit Haliti, kryetar i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, ka thënë se anëtarët e këtij komisionit janë zgjedhur nga grupet parlamentare. Haliti ka theksuar se është i pajtimit që kjo çështje të trajtohet edhe në Kryesi. Në anën tjetër, Blerta Deliu-Kodra, deputete e PDK-së, ka thënë se nuk është e pajtimit që të mos marrin pjesë në takimin në Strasburg.“Ne duhet të jemi prezent edhe në qoftë se do të duhet të shkojmë vetëm me zëvendësit tanë”, ka thënë Deliu-Kodra. Komisioni kishte për rend dite diskutimin e draftagjendës dhe draftprogramit të takimit të IV-të të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim, Kosovë-BE që do të mbahet më 15 dhe 16 nëntor në Strasburg.