leoni

MINISTRI I INFRASTRUKTURËS, PAL LEKAJ, VIZITOI DRAGASHIN

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi Dragashin. Qëllim i vizitës ishte njohja për së afërmi e gjendjes së infrastrukturës rrugore dhe problemet tjera, që pengojnë jo vetëm qarkullimin, por u sjellin edhe telashe të tjera banorëve të kësaj ane. Vizita e ministrit Lekaj u bë me ftesë të deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Adem Hodža nga Dragashi. Me rastin e kësaj vizite, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, dha këtë deklaratë: Sot jemi në inspektim të rrugëve në trekëndëshin Shqipëri-Kosovë-Maqedoni, duke vizituar projektet e Ministrisë së Infrastrukturës, obligime tonat të cilat zotohemi që do t’i përfundojmë në këtë zonë, ku me hapjen e korridoreve do të përfitojnë turizmi dhe zhvillimi ekonomik. Investimi këtu është domosdoshmëri, sepse lidhen tri shtete, Kosovë-Shqipëri-Maqedoni, prandaj jemi këtu me deputetin që për së afërmi të njihemi me problemet e qytetarëve dhe të inkurajojmë komunitetin goran që të jetojë në trojet e veta dhe të trajtohen konform kërkesave të tyre. Qeveria Haradinaj do të jetë afër zgjidhjes së problemeve të këtyre qytetarëve dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, në veçanti të komuniteteve, në mënyrë që ata të ndjehen ashtu si ju takon në shtetin e Republikës së Kosovës.

Gjatë qëndrimit në rajonin e Dragashit, ministri Pal Lekaj me bashkëpunëtorë vizitoi edhe fshatin Restelicë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …