Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në një takim njohës ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në një takim njohës ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur në një takim njohës ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në fushat specifike që mbulon ministria dhe për shkëmbimin e përvojave dhe profesionistëve të fushave të caktuara. Ministri Gashi e falënderoi ambasadorin Chabert për vizitën, e përmes tij popullin dhe Republikën e Francës për kontributin dhe ndihmën që ka dhënë shteti francez për shtetndërtimin e Kosovës, e në veçanti në përkrahjen e projekteve dhe bashkëpunimit me ministrinë.

Ndërsa ambasadori Chabert rinkonfirmoi qëndrimin e shtetit francez se do të vazhdojë bashkëpunimin shtetin e Kosovës, sidomos me MKRS-në dhe se ka vullnet e mundësi që ky bashkëpunim mes dy vendeve të zgjerohet edhe më tej. Ambasadori Chabert u pajtua që Franca të jetë pjesë e disa aktivitete kulturore në kuadër të shënimit të dhjetë vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës vitin që vjen.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …