Kreu i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka kujtuar në 28 vjetorin e rënies, Afrim Zhitinë e Fahri Fazliun,. ai ka thënë se ata kanë qenë udhëheqësit e kryesorë të lëvizjes për liri dhe çlirim.
“Sot 28 vjet u vranë pas një beteje heroike në Kodrën e Diellit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, të cilët ishin ndër udhëheqësit kryesorë të lëvizjes për liri dhe pararendës të luftës çlirimtare. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta”, shkroi Murati në profilin e vet në “Facebook”.