E ardhmja e Sirisë në protektoratin e Rusisë

E ardhmja e Sirisë në protektoratin e Rusisë

Burimet e Al-Xhazirës bëjnë të ditur se më 18 nëntor 2017, në fund të radhës së shtatë të bisedimeve për Sirinë, që po mbahen në Astana, palët selektive e të përzgjedhura nga Kremlini  janë koncentruar në zgjidhjen e çështjeve ushtarake në luftimet gjashtë- vjeçare në Siri.  Rusia ka propozuar  të ashtuquajturin “Kongres të  dialogut kombëtar sirian” që parashihet të mbahet në qytetin Soçi të Rusisë,  më 18 nëntor 2017. Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka bërë të ditur se në atë “Kongres” janë ftuar të marrin pjesë 33 grupime politike të afërta me regjimin sirian të diktatorit alavit, sirian, Bashar Assad, frakcionet kurde por jo edhe pjesëtarë të opozitës siriane apo të grupeve të tjera kryengritëse.  Rusia ka marrë përsipër të përforcojë ndikimin e vet mbi politikën vasale të Assadit në Siri dhe këtë shtet ta mbajë nën protektorat për shumë  kohë, duke  shpërfillur ndikim dhe interesat amerikane e turke në Siri, meqë ka përkrahjen pa rezervë të Iranit dhe forcave shiite në radhët e shteteve arabe e islame. Gjatë luftës 6-vjeëare në Siri janë vratë mbi 400.000 sirianë, janë larguar nga vendi rreth 10 milionë banorë, ndërsa vendi është shkatërruar tërësisht, në pjesën më të madhe të territorit. (Al-Xhazira-RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …