Gjykata e Spanjës ka shpallur fletë arrest evropian për liderin e përmbysur të Katalonjës, Karles Puigdemont, ka deklaruar mbrëmë vonë avokati i tij, Paul Bekaert për rrjetin VTR në Belgjikë. Ai ka shtuar më tutje se pret që shumë shpejt autoritetet spanjolle do ta dërgojnë kërkesën për ekstradim te prokurorët në Bruksel. Avokati, Paul Bekaert ka paralajmëruar se klienti i tij, Karles Puigdemont do të mbetet në Bruksel dhe do të ankohet ndaj çfarëdo lëvizjeje për ekstradim. Prokurorët spanjollë kanë paraqitur flet arrest për zotin Puigdemont dhe katër pjesëtarë të qeverisë së tij të shkarkuar. Të gjithë këta nuk janë paraqitur dje në një gjykatë në Madrid, lidhur me akuza për rebelim, nxitje të revoltës dhe keqpërdorim të fondeve publike, për rolin e tyre në referendumin e kontestuar për pavarësi të këtij rajoni autonom, më 1 tetor.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …