Gjatë paraqitjes së planit strategjik zhvillimor të Ministrisë së Drejtësisë për vitin 2018-2020, ministri Abelard Tahiri ka thënë se synim kryesor do të jetë fuqizimi i ligjit, lufta e pa kompromis e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në konferencën për medie ai theksoi se objektiv parësore në këtë mandat ka përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe institucionale, ndërsa vend të veçantë do të zë rishikimi funksional i sistemit të drejtësisë, i cili pritet të fillojë së shpejti. Ministri, Abelard Tahiri paralajmëroi se brenda tre mujorit të parë sistemi i drejtësisë do të ketë Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale, që do ta fuqizojnë edhe më shumë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …