Klina përfiton 300 mijë euro në garën për mjedis të pastër

Komuna e Klinës është përfituese e donacionit në vlerë 293 mijë e 263 euro në garën për mjedis të pastër, të cilën e ka mbështetur financiarisht GIZ-i gjerman. Ky donacion është fituar pas plotësimit të kritereve të qasjes dhe indikatorëve të performancës në garën për mjedis të pastër. Klina ishte në garë me 16 komuna tjera të Kosovës dhe ka arritur të fitojë këtë donacion falë plotësimit të kritereve të kërkuara në zgjerimin e shërbimeve të ofruara, rritje të inkasimit, miratimin e Planit Komunal për Menaxhim të Mbeturinave dhe Rregulloren Komunale për Menaxhim të Mbeturinave, si dhe eliminimin e deponive ilegalë. Shpërblimi është arritur falë punës së Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe mbështetjes së vazhdueshme të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota. Klina ka shtrirë sistemin organizativ të mbledhjes së mbeturinave në gjithë zonën urbane dhe rurale ( fshatra dhe qytet). “Klina ka plotësuar të gjitha kriteret, ashtu siç janë kërkuar nga ana e donatorit. Kjo dëshmon se performanca e organeve komunale është mjaft e lartë”, thotë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …