BQK: Vlerat e aseteve pensionale arritën në 1.54 miliard euro

BQK: Vlerat e aseteve pensionale arritën në 1.54 miliard euro

Banka Qendrore e Kosovës në raportin e këtij viti ka njoftuar se sektori pensional shënoi rritje të përshpejtuar vjetore të aseteve prej 15.8 përqind. Sipas BQK-së, vlera e përgjithshme e aseteve të sektorit pensional arriti në 1.54 miliard euro, që paraqet sektorin e dytë më të madh në sistemin financiar me 27.7 përqind të aseteve.

“Rritja e aseteve të sektorit pensional kryesisht mund t’i atribuohet rritjes së kontributeve të reja dhe kthimit në investime gjatë kësaj periudhe. Vlera e arkëtimeve të reja arriti në 77.2 milionë euro, krahasuar me vlerën prej 74.3 milionë euro në qershor 2016. Vlera e arkëtimeve të reja të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës arriti në 77.0 milionë euro, ndërsa ajo e Fondit Slloveno-Kosovar të Pensioneve arriti në 244.3 mijë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, për tre mujorin e dytë të këtij viti. Sektori pensional rriti dukshëm kthimin në investime në 56.5 milionë euro, për dallim nga kthimi prej 33.6 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Kontrolloni gjithashtu

ASK: 26 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë qenë të papunësuar në vitin 2016

Kosova vazhdon të ketë numrin më të madh të papunësisë në rajon

Pas publikimit të raportit të Bankës Botërore, nga i cili mësohet se vetëm 37 për …