Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli, reagoi kundër deklaratës së ambasadorit rus në Beograd, Alexander Çepurin, i cili ka thënë për mediet në Serbi se “sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare, Kosova mbetet pjesë e Serbisë”! “Është, vërtetë, për keqardhje, që një titullar kaq i lartë diplomatik bën deklarata të tilla, që nuk i kontribuojnë aspak paqes, stabilitetit dhe ndërtimit të besimit dhe pajtimit në Ballkanin Perendimor. Çepurin duket se ka harruar që Organi Kryesor i Kombeve të Bashkuara, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, gjashtë vjet më parë ka vërtetuar me vendimin e saj se ‘shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të Drejtën e Përgjithshme Ndërkombëtare, Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1999 apo Kornizën Kushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, kërkon që të gjithë të korruptuarit pa dallim të futen në burg
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka publikuar një video ku shfaqet votimi i deputetëve të …