leoni

Projektet infrastrukturore në Komunën e Malishevë në hap me dinamiken e planifikimit dhe realizimit

Këshilli i drejtorëve, i udhëhequr nga nënkryetari i Komunës Së Malishevës, Rexhep Mazreku, ka mbajtur të hënën mbledhjen e së hënës, ku janë diskutuar shumë çështje, që kanë të bëjnë me angazhimet e përditshme të drejtorive komunale, por edhe projektet prioritare të cilat hyjnë në shërbim të infrastrukturës shkollore, asfaltimi i rrugëve dhe kanalizime. Njëherit, Mazreku, përgëzoi drejtorët për angazhimin dhe përmbushjen e objektivave të projekteve të planifikuara dhe të realizuara brenda këtij mandati katër vjeçar.
Drejtorët e drejtorive, raportuan para nënkryetarit të komunës, ku angazhimi më prioritar gjatë kësaj periudhe të kaluar ishte, infrastruktura e objekteve arsimore, përurimi i objekteve të reja shkollore, furnizimi me lëndë djegëse (Dru, naftë, plin), pasi ka filluar edhe sezona e ngrohjes.
Kurse projektet infrastrukturore sipas Drejtorit të Urbanizimit, Ahmet Morina ,,Janë në hap me planin dinamik të planifikimit dhe realizimit, ku brenda një periudhe afatshkurtër priten të përfundojnë”. Në këtë mbledhje, janë diskutuar edhe çështje tjera që lidhen me punët e përditshme të këshillit të drejtorëve dhe angazhimet e tyre në realizimin e projekteve të ndryshme, që kanë të bëjnë me rritjen e mirëqenies për qytetarët e Komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …