Kryetari i rizgjedhur i Komunës së Junikut Agron Kuçi, priti në takim Shejh Xhelal Shehun nga Teqja e madhe Amë e Tarikatit Alijjei – Halvetije Xhaferije Në Junik.
Shejh Xhelal Shehu përgëzoj kryetarin e komunës së Junikut, Agron Kuçi me rastin e fitores në zgjedhjen e fundit lokale dhe vazhdimin e mandatit të tretë qeverisës në Junik.
Duke falënderuar Shejh Xhelal Shehun, kryetari Kuçi ndër tjera tha se do të jetë kryetar i të gjithë Junikasve pa dallim partie apo feje.