Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, vizitoi Ministrinë e FSK-së, ku u prit nga ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha. Ministri Lekaj uroi ministrin Berisha për pozitën e re dhe tha se “bashkarisht duhet të bëjmë një lëvizje pozitive, e cila duhet të ndodhë në mënyrë graduale. Edhe pse ne bashkëpunimet tona do t’i shoqërojmë me disa memorandume bashkëpunimi, në raste të jashtëzakonshme neve si Ministri e Infrastrukturës, bashkë me ju, na duhet një bashkëpunim më i ngushtë, duke caktuar një agjendë të prioriteteve, ku ju në raste të jashtëzakonshme mund të jepni kontributin tuaj. Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, në pika të shkurtëra e njoftoi me gjendjen dhe zhvillimet e FSK-së, me mandatin ekzistues që e ka, si dhe me strategjinë e planveprimit për të ardhmen e Forcës së Sigurisë të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …