leoni

Lëvizja Vetëvendosje kërkon strategji të përbashkët në politikën e jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë

Lëvizja Vetëvendosje kërkon strategji të përbashkët në politikën e jashtme të Kosovës dhe Shqipërisë

Udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje, sot kanë pritur delegacionin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të përbërë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe nga kryetarët e grupeve parlamentare. Udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje, sot kanë pritur delegacionin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të përbërë nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe nga kryetarët e grupeve parlamentare.

“Kryetari i Lëvizjes VETEVENDOSJE! Visar Ymeri, së bashku me shefin e Grupit parlamentar Glauk Konjufca dhe me deputeten Albulena Haxhiu, priten sot në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, delegacionin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të përbërë nga kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi dhe nga kryetarët e Grupeve parlamentare. Në këtë takim u diskutua për rolin e grupit tonë parlamentar, si dhe për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit të të dy kuvendeve dhe të komisioneve parlamentare. Gjendja politike në vend, e veçanërisht marrëveshja për demarkacionin dhe negociatat me Serbinë ishin në fokus të bashkëbisedimit. Kryetari Ymeri theksoi pos tjerash nevojën e një strategjie të përbashkët në politikën e jashtme; në funksion të faktorizimit, zhvillimit dhe sovranizimit të të dy republikave”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …