Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha priti sot në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës-SHBA-ve, gjeneral majorin Thimoty Orr, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin dhe ndihmat e vazhdueshme që SHBA-të dhe Garda Kombëtare e Ajovës po japin për Kosovën e në veçanti për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ministri Berisha gjithashtu e njoftoi gjeneralin Orr me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe për sfidat dhe planet për të ardhmen rreth transformimit të FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës. Berisha gjatë takimit bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës. Nga ana e tij, gjenerali Thimoty Orr shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen në mes FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …