Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e jashtëzakonshme me kryetarë të degëve, diskutoi rreth mospagesave për disa muaj të pensioneve për veteranët e luftës, dhe pas shumë diskutimeve vendosi që Të pritet edhe këtë javë për shkak të procedurave ligjore, në mënyrë që pagesa e pensioneve të kryhet, të thirret protestë për të martën me datën 14 nëntor ora 12:oo para institucioneve të vendit, ku me këtë rast do t’i ftojmë veteranët e luftës që sa më masovikisht të dalin në protestë për t’i realizuar të drejtat e tyre ligjore. Veteranët ftojnë Insitucionet e vendit, që ta marrin seriozisht shqetësimin e tyre sepse janë të detyruar të veprojnë dhe situata mund të del jashtë kontrollit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …