Asfaltohet rruga që lidhë Pagarushën dhe Gurishtën

Fshatrat Pagarushë dhe Gurishtë të komunës sëMalishevës, janë dy fshatra të cilat gjenden shumë afër njëra tjetrës, por për shkak të rrugës së pa hapur, banorët e dy fshatrave, përkatësisht të lagjeve të tyre, është dashur të bëjnë disa kilometra rrugë, për të shkuar nga fshati në fshat. Por këtij problemi i ka ardhur fundi, pasi rruga që lidh dy fshatrat, ka filluar të asfaltohet. Për këtë qëllim, këto fshatra i kanë vizituar edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina. Begaj dhe Morina, krahas inspektimit të rrugës, i kanë takuar edhe banorët e këtyre dy fshatrave, të cilët e kanë falënderuar Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj, për realizimin e kërkesës së tyre, disavjeçare, për hapjen dhe rregullimin e kësaj rruge, e cila ka rëndësi të madhe jo vetëm për këto dy fshatra, por edhe për fshatrat tjerë. “Rritja e mirëqenies sociale dhe krijimi i kushteve më të mira për jetesë, përfshi edhe qarkullimin apo lëvizjen e lehtë, për qytetarët e Komunës së Malishevës, është obligim i yni dhe gradualisht kemi arritur që të realizojmë këtë, e në mesin e këtyre angazhimeve tona, është edhe rruga që sot po e asfaltojmë dhe e cila është tërësisht në shërbim të qytetarëve”, tha Begaj, gjatë vizitës në Pagarushë e Gurishtë. Drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, tha se “kjo rrugë është mundsuar nga buxheti komunal i Malishevës dhe ka qenë kërkesë e kahmotshme dhe për këtë qëllim, Komuna e Malishevës, pasi e ka futur në listën e investimeve për këtë vit, kemi filluar me hapjen dhe zgjerimin e rrugës, krijimin e bazës së qëndrueshme dhe tani jemi duke e asfaltuar rrugën që lidhë këto dy fshatra të Komunës së Malishevës”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …