Kryetari Begaj dhe drejtori Hoxha, vizituan fermerin Albison Hoti nga Carralluka  

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, kanë vizituar fermerin Albison Hoti, i cili ka ndërtuar një prej shtallave më të mira dhe më modernet, jo vetëm në territorin e Malishevës, por edhe me gjerë. Po ashtu ky fermer ka punësuar edhe pesë punëtor në fermën e tij, duke kontribuar në rritjen e numrit të të punësuarve. Kryetari Begaj dhe drejtori Hoxha, e kanë përkrahur fermerin Hoti, për punën dhe angazhimin e tij në rritjen e kapaciteteve të fermës dhe për ndërtimin e kësaj shtalle moderne, të cilin e kanë cilësuar si një shembull i mirë i punës në bujqësi, përkatësisht në blegtori, ku krahas rritjes së fermës, ai ka punësuar edhe pesë punëtor të tjerë, të cilët do të jenë të angazhuar në fermë. Begaj tha se “sektori i bujqësisë do të vazhdoj të mbetet një prej prioriteteve në zhvillimin e Komunës së Malishevës dhe për këtë edhe përkrahja nga komuna, nuk do të mungoj”. Nga ana tjetër, pronari i kësaj ferme, Albison Hoti, tha se “ferma ka një hapësirë prej 840 metra katrorë dhe ka kapacitet për mbajtjen e njëqind krerë të lopëve, ndërsa ferma është e pajisur me teknologjinë më moderne”. “Kam punësuar pesë punëtor me dokumentacion të rregullt dhe synimet tona janë që të rrisim numrin e të punësuarve, krahas rritjes së kapaciteteve në fermë”, tha Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …