leoni

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj: Kosova së shpejti bëhet me Ligjin e ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj: Kosova së shpejti bëhet me Ligjin e ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka thënë se ministria që ai drejton do të punojë për kalimin sa më të shpejtë të ligjit të ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ligj ky shumë i rëndësishëm që për muaj ka mbetur pa u miratuar. Ajo këto komente i bëri gjatë një takimi me përfaqësuesin e USAID-it në Kosovë Brian Martalus, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor, me theks te veçantë rreth legalizimit të ndërtimeve pa leje. Ministrja Reshitaj prezantoi prioritetet e MMPH-së, duke u nisur nga reduktimi i ndotjes së ajrit, menaxhimi i mbeturinave, krijimi i zonave të gjelbra, planifikimi hapësinor, legalizimi i ndërtimeve pa leje, ruajtja e burimeve ujore, mbrojtja dhe rehabilitimi i shtretërve të lumenjve. Nga ana tjetër përfaqësuesi i USAID-it Martalus përgëzoi ministren Reshitaj për angazhimin e saj në realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme për Kosovën dhe të ardhmen e saj evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …