Hoti: Nëse demarkacioni është bërë keq duhet të rinegociohet, por nëse është bërë mirë duhet të ratifikohet në Kuvendëse demarkacioni është bërë keq duhet të rinegociohet, por nëse është bërë mirë duhet të ratifikohet në Kuvend

Hoti: Nëse demarkacioni është bërë keq duhet të rinegociohet, por nëse është bërë mirë duhet të ratifikohet në Kuvend

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, të martën i ka bërë thirrje Qeverisë Haradinaj ta përshpejtojë procesin e rishikimit në demarkacionit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Ai ka vlerësuar se në këtë drejtim Kosova ka humbur shumë kohë dhe se vonesat e mëtutjeshme janë të panevojshme. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hoti ka thënë se nëse demarkacioni është bërë keq duhet të rinegociohet, por nëse është bërë mirë duhet të ratifikohet në Kuvend. Sipas tij, e gjithë rrjedha e procesit është peng i të gjeturave dhe i raportit që do të dalë nga komisioni i ri për demarkacion. Hoti ka bërë me dije se nëse deri në fund të vitit përmbyllet çështja e demarkacionit, ka gjasa reale që Këshilli Evropian ta japë dritën jeshile për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …