Mijëra qytetarë në Kataloni protestojnë për lirimin e të burgosurve politik

Protestuesit paqësorë kanë bllokuar sheshet e rrugët në tërë Katalunjën, duke kundërshtuar regjimin spanjoll

Sheshet dhe rrugët në tërë rajonin e Katalunjës janë bllokuar sot në më shumë se 60 vende. Disa stacione hekurudhore prej sot kanë paralajmëruar grevë, bëjnë të ditur mediet në këtë shtet. Shumë bllokada janë vendosur në rrugët e qyteteve të mëdha të Katalonisë, përfshirë edhe Barcelonën dhe disa nga arteriet kryesore. Në Gjirona, demonstruesit kanë kaluar kontrollin policor dhe kanë hyrë në stacionin kryesor të hekurudhës. Sindikatat kanë ftuar për grevë duke kërkuar të drejtat e punëtorëve. Në mesin e dhjetëra rrugëve të bllokuara demonstruesit kanë ndërprerë edhe komunikacionin në autostradën AP7 në veri të Gjironës, njëra nga arteriet kryesore që lidhin Francën dhe Spanjën. Është bllokuar edhe rruga kryesore  që lidh Barcelonën me Madridin. Qeveria spanjolle ka shpallur zgjedhjet e reja për Parlamentin katalonas për datën 21 dhjetor, pasi që më 28 tetor shpërndau parlamentin dhe mori kontrollin direkt mbi Kataloninë, pasi kjo e fundit shpalli pavarësinë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …